istanbul escort pendik escort kartal escort Escort porno
 

FRIEDRICH EBERT STIFTUNG - Office in Skopje

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home AKTIVITETE 2013 7 debate publike dhe punëtori “Gratë në politikat lokale: Arritjet dhe sfidat”

7 debate publike dhe punëtori “Gratë në politikat lokale: Arritjet dhe sfidat”

Email Shtyp pdf

 DSC00032

Në shkurt 2013 Fondacioni Fridrih Ebert, zyra në Shkup në bashkëpunim me lobin e grave të Maqedonisë, ANTICO – Iniciativë qytetare e grave dhe Këshilli Kombëtar për barazi gjinore (SOZM) kanë zhvilluar 7 debate publike të titulluara “Gratë në politikat lokale: Arritjet dhe sfidat”

Fuqizimi politik i grave në Republikën e Maqedonisë erdhi si rezultat i pjesëmarrjes së dobët të grave në  politikë dhe në vendimmarrje në fundin e viteve 90 dhe rezultatet e mëtejshme nga aktivitetet e rritura në lëvizjet e organizuara të grave. Ky lloj organizmi i lëvizjes së grave i bashkoi gratë në politikë mе gratë e shoqërisë civile me çka u ushtrua një presion i madh për vendosjen e kuotave.

Me vendosjen e kuotave ligjore si mekanizëm i barazisë gjinore dhe kuotat e brendshme, partitë politike arritën numrin e nevojshëm të grave në Parlament dhe në këshillat lokal. Nga aspekti normative dhe ligjor, ekzistenca e veprimit politik dhe pjesëmarrjes së grave nuk është e kontestueshme, por situate reale sipas zgjedhjeve të fundit lokale tregon se nevojiten mekanizma dhe mjete të shumta për të përmirësuar dhe për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në poste vendimmarrëse.  Shifrat në zgjedhjet lokale të vitit 2009 tregojnë një rënie të numrit të grave kryetare komune nga 3 (4% në 2005) në 0 gra (0% në 2009), ndërsa numri i grave këshilltare shënoi një rritje të vogël prej 3%;  315 (23%  në 2005) dhe 377 (26.7% në 2009).

obuka-Haraqinovo-4

Debatet publike iu dhanë mundësinë pjesëmarrësve të diskutojnë hapur për nevojat, problemet dhe prioritetet e grave në nivel lokal lidhur me zgjedhjet lokale të radhës, programet gjinore dhe planet e partive politike, si dhe për atë se sa gratë angazhohen në procesin e përpilimit të listave të kandidatëve në nivel lokal, dhe veçanërisht të strukturave vendimmarrëse në bashkësinë lokale.  Ky lloj angazhimi në nivel lokal ndihmon shtrirjen e makinerisë gjinore si dhe vendosjen e Komisioneve për barazi gjinore që kanë për qëllim hartimin e planeve lokale të veprimit. Nga përvoja në terren, konstatojmë nevojën për ngritjen e çështjes së pjesëmarrjes së grave në kuadër të politikave lokale dhe angazhimit të grave nga këshillat lokal, nga partitë politike dhe OJQ-të lokale që të flasin për nevojat në të ardhmen dhe përpjekjet e nevojshme për programet e barazisë gjinore dhe krijimin e politikave dhe planeve efektive të veprimit në nivel lokal.

Objektivi u vendos në agjendën dhe u zbatuan 23 seminare në nivel lokal në komunat më të mëdha dhe më të vogla dhe në komuna shumetnike.  Objektivi ishte të “relaksohen marrëdhëniet mes grave dhe burrave pas ngjarjeve që ndodhën në Parlament.

Në punëtoritë ne përcaktojmë mënyrat e punës në zgjedhjet e ardhshme përmes kandidatëve, programeve  zgjedhore dhe kërkojmë mënyrat për t'i përfshirë ato në politikat lokale. Njëkohësisht përpiqemi t’i tejkalojmë dallimet e krijuara pas ngjarjeve të fundit.

DSC00027

Punëtoritë u organizuan në partneritet me Fondacionin Fridrih Ebert, zyra në Shkup dhe Fondacionin Konrad Adenauer, Zyra në Shkup, si dhe me kontributin e Lobit të grave të Maqedonisë, ANTICO - Iniciativa qytetare e grave, Këshilli Kombëtar për barazi gjinore (SOZM) dhe OJQ-të lokale ne financimin e koordinimit, komunikimit analizës dhe organizimit të punëtorive.  FES Shkup mbështetën debatet publike që u mbajtën në Çashka, Jegunovce; Araqinë, Rosoman, Shkup (Aerodrom), Çeshinovo –Obleshevo dhe Mogilla.

photo 10Qëllimi i këtyre seminareve/debateve  në fillim ishte të arrihet një ndërgjegjësim më i madh në lidhje me mungesën e grave në politikat lokale dhe të vendosen çështjet e politikave dhe programeve gjinore në agjendën e nivelit lokal. U përfundua se gratë akoma nuk janë mjaftë të informuara rreth proceseve demokratike, komponentës gjinore dhe mundësive që mund t’i japin duke u angazhuar në krijimin e politikave lokale dhe në iniciativat qytetare për të përmirësuar statusin e gruas në shoqëri. Ato thanë se nuk janë shumë të informuara lidhur me punën e komiteteve lokale për mundësi të barabarta, për ekzistimin e buxhetit të tyre dhe përdorimit të tij duke ndjekur parimet gjinore, dmth buxhetim gjinor. U theksua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë më Komisionet për mundësi të barabarta në nivel lokal dhe me Komisionin për mundësi të barabarta në Parlament si dhe bashkëpunimi mes KMB-ve lokale me shoqërinë civile, nevojën për edukim të vazhdueshëm të anëtarëve të rinjtë KMB-ve, dhe kandidatëve të mundshëm për këshilltarë. Edukimi i vazhdueshëm i grave këshilltare dhe kandidatëve potencial për këshilltarë është i domosdoshëm që të rritet ndjeshmëria gjinore, të informohen dhe të edukohen rreth barazisë gjinore dhe programeve gjinore.  Pjesëmarrësit ishin të njëzëshëm rreth nevojës për përfshirjen e barazisë gjinore dhe mos-diskriminimit nga partitë politike në programet e tyre dhe planet e veprimit. Ato në veçanti e theksuan nevojën që të edukohen dhe te inkurajohen gratë e reja të hyjnë në politikë dhe të punojnë më shumë rreth çështjeve gjinore që të tejkalohen barrierat në parti dhe ato ideologjike. Gratë në përgjithësi, pavarësisht nëse vijnë nga rajonet urbane apo rurale, akoma nuk janë  të informuar aq sa duhet lidhur me proceset demokratike, komponentin gjinore dhe mundësitë që mund t'i ofrojnë duke u angazhuar në krijimin e politikave lokale, dhe inicimin e nismave qytetare për të përmirësuar statusin e grave në shoqëri. Shoqëria civile ka bërë një hap të vogël në detyrën e saj për të pranuar: Nevojat për veprim të organizuar dhe presion dhe qasje të organizuar në institucionet përkatëse për të ngritur çështjen e kandidimit të grave në politikën lokale;  të ngrihet vetëdija te pjesëmarrësit për rolin dhe pozitën e grave në skenën politike në Maqedoni; të rritet motivimi për pjesëmarrje aktive të grave në krijimin e politikave me ndjeshmëri gjinore; të vendosen dhe zhvillohen modele të reja të veprimit që do të përforcojnë rolin e grave në strukturat vendimmarrëse të partive politike.


 
FRIEDRICH
EBERT STIFTUNG
Office Skopje

New address:
st. "Borka Talevski" 42/6
1000 Skopje, MK

Tel: +389 2 3093181/182
Fax: + 389 2 3093180
contact@fes.org.mk


Меѓународна парламентарна стипендија на Германски Бундестаг

Bildergalerie Reichstag