Konferenca "Ekonomia dhe Integrimi Evropian: Si qëndron Maqedonia me përmbushjen e strategjisë –Evropa Juglindore 2020”

Shtyp

Fondacioni Friedrich Ebert - Zyra në Shkup, Progres - Instituti për Demokraci Sociale dhe Qendra Maqedonase për Arsim Evropian (QMAE) organizuan konferencën me titull “Ekonomia dhe Integrimi Evropian: Si qëndron Maqedonia me përmbushjen e strategjisë –Evropa Juglindore 2020”, që u mbajt më 9 qershor 2015 (e martë), në hotelin Holiday Inn, në Shkup.

Rast për këtë ngjarje ishte publikimi i raportit mbi rezultatet e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e strategjisë së Evropës Juglindore (EJL) 2020. Ky raport përgatitet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal në Sarajevë, nën patronazhin e BE-së dhe me pëlqimin e të gjitha shteteve kandidate për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor. Raporti vlerëson suksesin e secilit vend të Ballkanit Perëndimor në plotësimin e treguesve të stabilitetit ekonomik dhe rritjes, të përcaktuar në Strategjinë EJL 2020 dhe të konfirmuar në Strategjinë për Zgjerim për vitin 2014/2015, e publikuar tetorin e kaluar. Pavarësisht rezultateve për Maqedoninë, u diskutuan dhe rekomandime për masat, që në të ardhmen do të na afronin drejt kornizës strategjike të Evropës Juglindore.

Në seancën e parë, "Rezultatet e Maqedonisë në përmbushjen e treguesve të Strategjisë për Evropën Juglindore 2020 të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal" kishin prezantimet e tyre: Nanda Shani, eksperte për zhvillim ekonomik dhe social, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Jon Ivanovski, ambasador, koordinator kombëtar për nisma rajonale, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Aleksandar Zafirovski, Sekretariati për Çështje Evropiane, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ndërsa në seancën e dytë "Perspektivat e Maqedonisë sipas Strategjisë për EJL - Çka më tutje?" folësit ishin: prof. Dr. Biljana Sekullovska - Gaber, Fakulteti Ekonomik, Universiteti Shën Qirili dhe Metodi, Shkup; Valentina Disoska, kryetare, Shoqata e Grave në Biznes; Bllagica Petreski, krye-ekonomist, Finance Think dhe Bojan Mariçiq, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Maqedonase për Arsim Evropian.

Gjithashtu, në diskutimin mbi situatën aktuale dhe masat e ardhme, kontributin e tyre dhanë edhe përfaqësues të mjedisit akademik, shoqërisë civile dhe sektorit real.

View the embedded image gallery online at:
http://fes.org.mk/sq/component/content/article/49-home/165-conference-economic-governance-and-the-eu-integration-see-2020-scoreboard-for-macedonia?tmpl=component&print=1&page=#sigProGalleria538b06e7e6