istanbul escort pendik escort kartal escort Escort porno
 

FRIEDRICH EBERT STIFTUNG - Office in Skopje

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home PËR FES-IN

PËR FES-IN

Email Shtyp pdf

Promovimi i demokracisë, paqes dhe zhvillimit
Globalizimi i drejtë në nivel të shoqërisë
Në më shumë se 100 vende në botë  

EDUKIMI POLITIK

Qëllimi i punës së FES-it në fushën e edukimit politik është t'u mundësojë dhe t’i inkurajojë qytetarët  të marrin pjesë në shoqërinë civile, lëvizjen e punës, dhe në mënyrë aktive të angazhohen në procesin politik.

FES-i ofron një gamë të gjerë të programeve, që kanë për qëllim të informojnë, të edukojnë dhe të angazhojnë pjesëmarrësit. Në këto programe FES-i promovon dhe u mundëson qytetarëve të sjellin vendime politike të shëndosha dhe të edukuara, me çka kontribuon në forcimin e demokracisë sociale.

Përmes forumeve rajonale të diskutimit, seminareve dhe debateve publike mes politikanëve dhe shoqërisë civile, FES u mundëson qytetarëve që në mënyrë aktive dhe efektive të marrin pjesë në proceset demokratike, duke kontribuar në formimin e ndryshimeve shoqërore.

Rrjeti i tij i zyrave dhe akademive arsimore në Gjermani, projektet e veçanta, dhe qendrat e konferencë në Bon dhe Berlin, ofrojnë programe të ndryshme që janë gjithashtu në dispozicion në internet.  

PROGRAMI I BURSAVE I FRIEDRICH EBERT STIFTUNG

Një nga objektivat kryesorë të FES-it është qasje e barabartë në arsim. Që nga themelimi i tij, Fondacioni ka ofruar bursa, që sot mbështesin 2700 kandidatë për arsim të lartë, magjistraturë dhe doktoraturë në vit, nga Gjermania dhe të huaj. Programi i bursave u dedikohet të rinjve të talentuar që në angazhimin e tyre ndjekin vlerat e përbashkëta socialdemokrate. Programi u kushton vëmendje të veçantë studentëve të talentuar me prejardhje emigrante, studentëve të cilët u përkasin familjeve me të ardhura të ulëta, studentëve që janë brezi i parë në familjet e tyre që kanë hyrë në universitet. Shfrytëzuesit  e bursave kanë qasje në mbështetje financiare, në rrjetin global të FES-it, dhe mundësinë për të marrë pjesë në seminare, punëtori dhe mentorim.

ARKIVI DHE BIBLIOTEKA

Në arkivat e demokracisë sociale dhe në bibliotekën është ruajtur kujtesa e shtypur dhe e pashtypur e demokracisë sociale, sindikatave dhe personazheve kryesorë të tyre. Biblioteka është një nga bibliotekat më të mëdha të specializuara akademike në botë, me përmbledhjet e saj të dokumenteve historike dhe bashkëkohore gjermane dhe ndërkombëtare të lëvizjeve ndërkombëtare sociale dhe të punës. Shumë botime janë në dispozicion në FES përmes bibliotekës digjitale. Arkivi kujdeset për një nga koleksionet më të mëdha të materialeve të pabotuar për demokracinë sociale dhe sindikatat në Gjermani dhe Evropë, kryesisht pas vitit 1945. Materiali mund të kërkohet përmes arkivit digjital.

Me organizimin e ngjarjeve dhe publikime, arkivi nxit diskursin politik për të ngritur vetëdijen për rëndësinë historike dhe bashkëkohore të demokracisë sociale dhe lëvizjes sindikaliste.

KËSHILLDHËNIA POLITIKE

Një demokraci funksionale ka nevojë për mbështetje nga një sferë publike të edukuar dhe koncepte të qëndrueshme politike. Nëpërmjet analizës së çështjeve dhe sfidave kryesore, FES-i kontribuon në vendosjen e një baze të shëndoshë për diskutim publik në Gjermani dhe në mbarë botën. FES-i gjithashtu ofron këshilla politike për politikanët dhe sindikatat në përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të pranueshme politike. Idealet dhe vlerat e demokracisë sociale - lirisë, drejtësisë dhe solidaritetit - mbetet shqetësimi ynë kryesor.

Nëpërmjet intervistave me ekspertë, seminareve dhe konferencave në nivel rajonal, nacional, kontinentale dhe global, FES sjell së bashku figura kyçe të rretheve politike, sindikaliste, akademike, të biznesit dhe shoqërisë civile për të zhvilluar një diskutim të thelluar në lidhje me çështjet politike aktuale. Këshilldhënia politike e FES-it si një lidhje midis mendimit akademik dhe praktikës politike – u lejon aktorëve politikë të sjellin vendime të informuara dhe të drejta.

Pa demokraci nuk mund të ketë liri ... Mbrojtja e demokracisë për t'u kthyer aty ku është sulmuar, është detyrë e secilit që e donë lirinë.

Friedrich Ebert

Për analizat e përgatitura nga ekspertët dhe shkencëtarët e FES-it, si dhe ato të porositura nga FES-i ka kërkesë të madhe. Këto tekste janë publikuar në shumë raste. Ato janë pjesë e aktiviteteve për të kuptuar më mirë agjendën globale politike dhe për të mbështetur debatin publik mbi drejtimet e ardhshme të politikës.

Këto botime janë në dispozicion në internet dhe bëjnë pjesë diskutimi në ngjarje të ndryshme.

Përditësimi E premte, 20 Nandor 2015 08:11  
FRIEDRICH
EBERT STIFTUNG
Office Skopje

New address:
st. "Borka Talevski" 42/6
1000 Skopje, MK

Tel: +389 2 3093181/182
Fax: + 389 2 3093180
contact@fes.org.mk


Меѓународна парламентарна стипендија на Германски Бундестаг

Bildergalerie Reichstag


kastamonu escort kırklareli escort kırşehir escort kütahya escort maraş escort escortlari.co