BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR

Shtyp
Qëllimi i aktiviteteve ndërkombëtare të Friedrich-Ebert Stiftung (FES) është të promovojë demokracinë dhe zhvillimin, të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, të punojë që globalizimi të jetë një dukuri shoqërore e drejtë dhe t’i japë mbështetje të vazhdueshme Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet projekteve të tij në mbi 100 vende, FES-i mbështet krijimin dhe forcimin e shoqërisë civile dhe institucioneve publike. Vend qendror në punën e tij zë promovimi i demokracisë dhe drejtësisë sociale, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, sindikata të fuqishëm dhe të lirë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër i rëndësishme për t'ia lënë vetëm qeverive.
Willy Brandt

Viteve të fundit, FES-i vendos theks të veçantë mbi çështjet globale dhe rajonale. Vëmendje të veçantë i kushton procesit të integrimit evropian, të politikave evropiane të fqinjësisë së mirë, zhvillimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve transatlantike dhe forcimin e sistemit të qeverisjes globale. Në botë, FES-i mbështet përpjekjet për bashkëpunim  rajonal rreth çështjeve të sigurisë, qëndrueshmërisë mjedisore dhe progresit shoqëror.

Nëpërmjet rrjetit të tij të zyrave dhe partnerëve mbarë botës, FES-i organizon debate dhe diskutime për problemet dhe sfidat aktuale politike dhe shoqërore. Partnerët e tij janë parti politike, sindikata, OJQ, grupe ekspertësh, universitetet dhe institucione qeveritare.