istanbul escort pendik escort kartal escort Escort porno
 

FRIEDRICH EBERT STIFTUNG - Office in Skopje

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit
Home PROGRAME RAJONALE Minorities
Minorities

MINORITETET

Email Shtyp pdf

Të drejtat e minoriteteve

Fondacioni Fridrih Ebert me zyrat e veta në Evropën Juglindore, përvec që punon në projekte nacionale për ndërtimin e demokracisë, poashtu punon edhe në cështje të ndryshme në nivel rajonal. Qëllimi i këtyre aktiviteteve rajonale është kryesisht që t'i 1) lidh njerëzit, institucionet dhe tanimë rrjetet ekzistuese, 2) që ta promovon praktikën më të mirë dhe mësimet e mësuara, 3) që të zhvillon strategji dhe politika për rajonin dhe nevojat e tija specifike, 4) që të mundëson rajoni në tërësi të afrohet deri te Bashkimi Evropian.
Një nga cështjet në të cilën punohet në nivel rajonal është cështja e minoritetev nacionale dhe etnike. Për të gjitha vendet e ish Jugosllavisë, cështja e minoriteteve është kyce për stabilitetin e brendshëm dhe përafrimin e tyre deri te Bashkimi Evropian. Kjo është ajo për c'arsye të gjitha vendet vendosën legjislacion që duhet t'u mundëson minoriteteve në vendet e tyre të mund që t'i realizojnë të drejtat e veta, që ra rrisin participimin e tyre në shoqëri dhe shtet dhe t'u garantohen të drejta të barabarta me mazhorancën ose madje edhe të drejta plotësuese kolektive që kanë të bëjnë me trashigimin dhe identitetin e tyre.

Monitoring raportet të viteve të fundit tregojnë se madje edhe nëse ekziston legjislacion пërkatës, implementimi pungon ose është jokonsekuent dhe i papërfunduar. Ekzistojnë më shumë arsye për një situatë të këtill që kanë rëndësi të ndryshme për vendet e Evropës Juglindore: 1) mungesë e vullnetit politik, 2) mungesë e njohurive të aktorëve (lokal), vecanarisht për reformat e vetëqeverisjes lokale (vendore) si instrument i mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, 3) mungesë e mjeteve financiare.
Instrumenta të mundshëm për avancimin e implementimit të të drejtave të pakicave - duke marr parasysh atë që u tha më lartë - mund të jenë: 1) qasje e kombinuar e monitoringut (cka nuk është implementuar dhe pse?) dhe këshillimi politik (cka duhet bërë dhe pse është mirë për të gjitha palët?) nga ana e Organizatave lokale joqeveritare, që duhet t'a lehtësoj procesin e diskutimit dhe implementimit të të drejtave të minoriteteve për ata që i marrin vendimet, 2) edukimi i aktorëve lokal dhe ndërlidhja e të drejtave minoritare me vetëqeverisjen lokale, demokracin, politikën e orientuar civile dhe tjerë, për rritjen e vetëdijes dhe interesit lokal për implementimin e të drejtave minoritare, 3) finansimi i institucioneve relevante me mjetet e nevojshme buxhetore.
Me kombinimin e qasjes së parë dhe të dytë, Fondacioni Fridrih Ebert - Zyra Shkup, diskutoi me ekspertët rajonal për modelin që bazohet në përvojen e "monitoringut të demokracisë lokale" në vendet e Evropës Lindore. Idea për këtë arsye është që të rritet, në qasje nga poshtë - lartë, implementimi i të drejtave të minoriteteve në nivel lokal për t'i bërë administratën lokale publike dhe qytetarët pjesë aktive të procesit. Qëllimi kryesor i procesit të decentralizimit - që të sillet administrata publike sa më afër qytetarëve - është një nga faktorët motivues që e garantojnë suksesshmërinë e modelit. Qëllimi është që të rritet vetëdija te ata që janë aktiv në administratën publike dhe te qytetarët, dhe njëherit të rritet pjesëmarrja në implementimin në nivel lokal.
Në puntorinë e parë u diskutua modeli ekzistues i demokracisë participative si bazë esenciale e modelit për monitoring në Evropën Juglindore, që mundëson pjesëmarrje në implementimin në nivel lokal dhe mundësi për të dy palët, administratën dhe qytetarët, që t'i ndihmojnë njëri tjetrit në realizimin e objektivit të njejtë. Në fund të puntorisë së parë, modeli u modifikua që të jetë përkatës cër cështjen specifike të të drejtave të minoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore. Njohuritë dhe përvojat e ekspertëve rajonal në lidhje me monitoringun e të drejtave të minoriteteve e mundësuan inputin e domosdoshëm që të transformohet modeli në mënyrë që bënë aplikativ për situatat specifike në Evropën Juglindore.

 

Monitoring i implementimit të të drejtës së minoriteteve në nivel lokal

Model i propozuar nga ana e Fondacionit Fridrih Ebert,
Elaboruar nga Shtefan Denert dhe Harald Shenker me mendimet të përfshira nga ekspertë sipas diskutimeve në puntorinë e mbajtur më 24 – 26 Qershor 2005

Të drejtat e minoriteteve ishin temë e hulumtimit të shumë institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe Organizatave joqeveritare. Monitoringu i implementimit të tyre është përpjekje që gjithsesi ende është në fazë fillestare, vecanarisht kur vihet deri te një qasje sistemore, duke i marr parasysh ndonjëhere dallimet e mëdha në nivel lokal në një shtet dhe në një rajon.
Në Evropën Juglindore, monitoringu i të drejtave të minoriteteve deri tani realizoheshte në dy, ose më së shpeshti, në tre nivele të ndryshme: përmes Mekanizmit për Monitoring për Konventën Kornizë për Minoritetet Nacionale të Këshillit të Evropës, përmes të të ashtuquajturëve "raporte në hije" ndaj raporteve ekzistuese të Këshillit të Evropës, të shkaruar nga ana e shoqërisë civile dhe në fund përmes mekanizmit për bashkimin me Unionin Evropian, në formë të raporteve të ndryshme.
Edhepse këto mekanizma aktivisht kanë nevoja dhe bazohen në inputin lokal dhe nga institucionet qeveritare, ata i kontribuojnë fotografisë së përgjithëshme dhe nuk i sfidojnë autoritetet në asnjë nivel, përveë në nivelin qendror-shtetëror. Përvoja dëshmon se numër i madhë problemesh që kanë të bëjnë me cështjet minoritare gjenerohen dhe ekzistojnë në nivelin lokal, me ate që autoriteteve lokale shpesh u mungojnë instrumenta dhe njohuri që në mënyrë përkatëse t'u qasen. Aq më shumë, të gjitha vendet në Evropën Juglindore e pranuan decentralizimin si instrument kryesor jo vetëm për derogacionin e fuqisë kah nivelet lokale dhe rajonale, por edhe të sigurojnë participimin mëefektiv të qytetarëve. Për vonesën mjaftë është edhe flitet, përderisa i gjejmë autoritetet lokale se si më së shumti veprojnë në mjediset embyllura dhe inputi nga ana e shoqërisë civile në të shumtën e rasteve është incident dhe më së shpeshti i bazuar në raportet personale se sa që të jetë mekanizëm sistematik dhe i pranuar bashkarisht .
Nga ana тјетër, procesi i transformimit kah kompatibiliteti me Bashkimin Evropian do të mundësoj përforcimin e modernizmit të administratës lokale. Nga vetëqeverisja lokale do të pritet që ta vetëevaluon punën e vetë që të munden në mënyrë përkatëse t'i realizojnë politikat dhe planifikimin e resurseve. Në të shumtën e rasteve, administrata lokale është e mbingarkuar me këtë punë, që në mënyrë të plotësuar është e vështirsuar me kompleksin e relacioneve personale dhe xhelozive që ende mbisundojnë.

Objektiva të programit
Bazuar në përvojat e vendeve Skandinavike dhe në modelin e zhvilluar dhe të aplikuar në Gjermani për ta përcjellur orientimin e administratës lokale drejtë opinionit dhe të qytetarëve, ky program propozon një metodologji për monitorimin e implementimit real të të drejtave minoritare në nivel lokal.
Pse? Persiatja kryesore në lidhje me propozimin për këtë qasje është se interfejsi real relevant për relacionin mazhorancë-minoritet është niveli lokal. Edhepse në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore ekzistojnë zgjidhje kushtetuese, kurse legjislacioni është në rrugë të jetë i kompletuar, me vendosjen e pjesërishme të mekanizmave rajonale për këshillime, prapseprap niveli lokal është ai ku realizohet komunikimi i përditëshëm. Poashtu,, pikërisht në nivelin lokal mund të ndodh definicioni i minoritetit të ndryshoj nga ai në nivel rajonal dhe nacional.
Sikurse që u përmend më parë, autoritetet lokale janë hallka më e dobët në kierarkinë e fuqisë shtetërore. Përderisa proceset e decentralizimit kanë prioritet të lartë, administrata lokale në të shumtën e rasteve është lënë që vetë të ballafaqohet me detyrat dhe përgjegjësitë. Nga ana tjetër, organizatat minoritare shpesh i formulojnë kërkesat e veta në një kornizë të paqartë teorike, që në të shumtën e rasteve nuk e merr parasysh kapacitetin real dhe vullnetin e administratës lokale që t'i realizoj këto kërkesa.

Modeli i propozuar do të jetë i dobishëm për të dy palët. Do t'u jep mundësi qytetarëve dhe organizatave të tyre për vlerësimin e performansave të administratës lokale, kurse njëherit edhe do të propozoj përmirësime në politikat e tyre, dhe njëherit mundësi për vetëevaluimin e autoriteteve lokale dhe mënyrë për përmirësimin e kapacitetit të tyre për një qasje përkatëse dhe të hapur drejtë cështjeve të shtruara nga ana e qytetarëve. Në saje të asaj se fillimi i procesit do të bazohet në nivelin e lartë të koncenzusit, edhe implementimi i modelit do të tërheq nivel të lartë tl participimit, edhe horizontalisht edhe vertikalisht, mëse e sigurt është se rezultatet do të pranohen nga ana e të gjithë aktorëve të përfshirë dhe do të filloj procesi politik që do t'u drejtohet mosplotësimeve reale. Në këtë rast, politika e bazuar në tema (cështje) do të filloj të mbisundoj ndaj stilit deklarativ, i cili ende është mjaft i pranueshëm. Kështu, parimi shpesh i nënvizuar i participimit civil do të shëndrohet nfa fraza në një instrument praktik.
Kjo metodologji propozon mekanizëm, i cili do të përsëritet vetëvetiu, me cka do të sigurohet kontinuiteti i procesit të vlerësimit, (vetë)evaluimi dhe implementimi. Shpresoj se, njëherit kur do të vendoset, kjo metod mund të bëhet instrument i rëndësishëm për lëvizjen e cështjeve të ndërlidhura me të drejtat e minoriteteve në një drejtim me kohë dhe të vërtet. Në fund, për shkak të natyrës inkluzive dhe për shkak të qasjes së bazuar në koncenzus dhe kompromis, ky model mund të paraqet mekanizëm për preventivën e konfliktit vetëvetiu.

Metodologjia e propozuar
Sukurse që u përmend më parë, modeli i propozuar do të jetë një proces ciklik i vetë-përsëritshëm. Modeli i propozuar përbëhet nga dhjetë hapa, që mbindërtohen njëri pas tjetrit në një serial logjik:

•  Zgjedhje e këshillit komunal
•  Organizimi: vendosja e grupit programor
•  Vetë-evaluimi i administratës
•  Hulumtime të mendimit publik dhe inputi i qytetarëve
•  Rivlerësimi i kapaciteteve
•  Raport për gjendjen
•  Inputi nga ana e aktorëve të pavarur
•  Raport / propozim drejtë autoriteteve lokale
•  Evaluimi i implementimit
•  Përsëritje periodike
 



Меѓународна парламентарна стипендија на Германски Бундестаг

Bildergalerie Reichstag


kastamonu escort kırklareli escort kırşehir escort kütahya escort maraş escort escortlari.co