istanbul escort pendik escort kartal escort Escort porno
 

FRIEDRICH EBERT STIFTUNG - Office in Skopje

  • Rrit madhësinë e fondit
  • Madhësia normale e fontit
  • Ul madhësinë e fontit

MINORITETET

Email Shtyp pdf
Article Index
MINORITETET
2
All Pages

Të drejtat e minoriteteve

Fondacioni Fridrih Ebert me zyrat e veta në Evropën Juglindore, përvec që punon në projekte nacionale për ndërtimin e demokracisë, poashtu punon edhe në cështje të ndryshme në nivel rajonal. Qëllimi i këtyre aktiviteteve rajonale është kryesisht që t'i 1) lidh njerëzit, institucionet dhe tanimë rrjetet ekzistuese, 2) që ta promovon praktikën më të mirë dhe mësimet e mësuara, 3) që të zhvillon strategji dhe politika për rajonin dhe nevojat e tija specifike, 4) që të mundëson rajoni në tërësi të afrohet deri te Bashkimi Evropian.
Një nga cështjet në të cilën punohet në nivel rajonal është cështja e minoritetev nacionale dhe etnike. Për të gjitha vendet e ish Jugosllavisë, cështja e minoriteteve është kyce për stabilitetin e brendshëm dhe përafrimin e tyre deri te Bashkimi Evropian. Kjo është ajo për c'arsye të gjitha vendet vendosën legjislacion që duhet t'u mundëson minoriteteve në vendet e tyre të mund që t'i realizojnë të drejtat e veta, që ra rrisin participimin e tyre në shoqëri dhe shtet dhe t'u garantohen të drejta të barabarta me mazhorancën ose madje edhe të drejta plotësuese kolektive që kanë të bëjnë me trashigimin dhe identitetin e tyre.

Monitoring raportet të viteve të fundit tregojnë se madje edhe nëse ekziston legjislacion пërkatës, implementimi pungon ose është jokonsekuent dhe i papërfunduar. Ekzistojnë më shumë arsye për një situatë të këtill që kanë rëndësi të ndryshme për vendet e Evropës Juglindore: 1) mungesë e vullnetit politik, 2) mungesë e njohurive të aktorëve (lokal), vecanarisht për reformat e vetëqeverisjes lokale (vendore) si instrument i mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, 3) mungesë e mjeteve financiare.
Instrumenta të mundshëm për avancimin e implementimit të të drejtave të pakicave - duke marr parasysh atë që u tha më lartë - mund të jenë: 1) qasje e kombinuar e monitoringut (cka nuk është implementuar dhe pse?) dhe këshillimi politik (cka duhet bërë dhe pse është mirë për të gjitha palët?) nga ana e Organizatave lokale joqeveritare, që duhet t'a lehtësoj procesin e diskutimit dhe implementimit të të drejtave të minoriteteve për ata që i marrin vendimet, 2) edukimi i aktorëve lokal dhe ndërlidhja e të drejtave minoritare me vetëqeverisjen lokale, demokracin, politikën e orientuar civile dhe tjerë, për rritjen e vetëdijes dhe interesit lokal për implementimin e të drejtave minoritare, 3) finansimi i institucioneve relevante me mjetet e nevojshme buxhetore.
Me kombinimin e qasjes së parë dhe të dytë, Fondacioni Fridrih Ebert - Zyra Shkup, diskutoi me ekspertët rajonal për modelin që bazohet në përvojen e "monitoringut të demokracisë lokale" në vendet e Evropës Lindore. Idea për këtë arsye është që të rritet, në qasje nga poshtë - lartë, implementimi i të drejtave të minoriteteve në nivel lokal për t'i bërë administratën lokale publike dhe qytetarët pjesë aktive të procesit. Qëllimi kryesor i procesit të decentralizimit - që të sillet administrata publike sa më afër qytetarëve - është një nga faktorët motivues që e garantojnë suksesshmërinë e modelit. Qëllimi është që të rritet vetëdija te ata që janë aktiv në administratën publike dhe te qytetarët, dhe njëherit të rritet pjesëmarrja në implementimin në nivel lokal.
Në puntorinë e parë u diskutua modeli ekzistues i demokracisë participative si bazë esenciale e modelit për monitoring në Evropën Juglindore, që mundëson pjesëmarrje në implementimin në nivel lokal dhe mundësi për të dy palët, administratën dhe qytetarët, që t'i ndihmojnë njëri tjetrit në realizimin e objektivit të njejtë. Në fund të puntorisë së parë, modeli u modifikua që të jetë përkatës cër cështjen specifike të të drejtave të minoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore. Njohuritë dhe përvojat e ekspertëve rajonal në lidhje me monitoringun e të drejtave të minoriteteve e mundësuan inputin e domosdoshëm që të transformohet modeli në mënyrë që bënë aplikativ për situatat specifike në Evropën Juglindore.



 

Меѓународна парламентарна стипендија на Германски Бундестаг

Bildergalerie Reichstag


kastamonu escort kırklareli escort kırşehir escort kütahya escort maraş escort escortlari.co